• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Alibeaj takon bashkëreporterët e Asamblesë Parlamemtare të KiE për Shqipërinë, zbardhet çfarë u diskutua

4 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
474
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka pritur në një takim dy bashkëreporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Shqipërinë, Joseph O’Reilly dhe Asim Mollazada.

Ai thotë se ka kërkuar mbështetje nga bashkëraporterët për Reformën Trritoriale dhe atë Zgjedhore, duke i quajtur të papranueshme ndryshimet e njëanshme nga qeveria. Alibeaj po ashtu i ka siguruar ata se PD mbetet e vendosur në luftën kundër korrupsionit.

Mesazhi i plotë:

“Pata kënaqësinë e veçantë të prisja në një takim dy bashkëraporterët e Asamblesë Parlamemtare të Këshillit të Evropës për Shqipërinë, Z. Joseph O’Reilly dhe Z. Asim Mollazada të cilët ndodhen prej disa ditësh në vendin tonë.

Në përfundim të misionit të tyre faktmbledhës, me dy reporterët e KiE diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke u fokusuar tek dy reformat e rëndësishme të iniciuara nga Partia Demokratike: Reforma Zgjedhore dhe Reforma Territoriale për të cilat po punohet në dy komisione të posaçme parlamentare.

Gjatë bisedës, kerkova nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës mbeshtetje për opozitën në punën e saj në këto dy komisione. Iu shpjegova reporterëve se ndryshimet e njëanshme nga qeveria nuk janë më të pranueshme, bazuar dhe në vetë opinionin e Komisionit të Venecias.

Giithashtu për ne si PD, rekomandimet e ODIHR duhet të jenë në qendër të punës së komisioneve, duke përfshirë problemet e ndikimit të krimit, blerjen e votave, përdorimin e pasurive shtetërore, përdorimi i fondeve publike në zgjedhje etj.

I vura në dijeni gjithashtu përfaqësuesit e KiE se implementimi i reformës aktuale territoriale ka dështuar, ndaj shumë propozime të opozitës do duhet të mbështeten dhe konsiderohen.

Në emër të PD i sigurova bashkëraporterët e KiE, se mbetemi të vendosur në luftën kundër korrupsionit që sot ka kapur çdo zyrë e institucion shtetëror.

Partia Demokratike dhe Grupi i saj Parlamentar do të punojnë çdo ditë në rrugën e orientimit properëndimor për t’ju kthyer shqiptarëve vlerat e demokracisë, drejtësisë dhe integritetit.”-shkruan Alibeaj.

Paraardhëse

Çfarë po ndodh në Tiranë? Policia ngre dronin mbi kryeqytet

Pasardhëse

Vangjeli për Salianjin: U nis si gjahtar e përfundoi në pre

Pasardhëse

Vangjeli për Salianjin: U nis si gjahtar e përfundoi në pre

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.