Ish-deputeti socialist Alfred Peza u është përgjigjur akuzave të Adriatik Llallës ndaj SHBA. Ish-Prokuroi i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, deklaroi gjatë një interviste televizive se DASH ka marrë vendimin për ta shpallur atë “non grata”, bazuar në një artikull në media.
Të shumta kanë qenë reagimet ndaj kësaj deklarate, ndërkohë një përgjigje ka dhënë dje edhe Alfred Peza. I ftuar në një studio televizive, ai i pyet se çfarë mendon për këtë deklaratë, pasi Llalla është shprehur që ky shkrim është bërë nga Peza, kohën kur ai punonte në një media.
Këtë deklaratë Peza e quajti qesharake dhe mes ironie tha se e merr si kompliment, se kur nuk besonte që DASH do bazohej në shkrimet e tij. Sipas ish-deputetit, me këtë deklaratë Llalla ka treguar nivelin e tij dhe është shumë e turpshme që dikur ai ka qenë kryeprokuror.
“E kupton ça niveli? Dhe ky zotëria ka qenë Prokuror i Përgjithshëm i kësaj republike. Dhe thoni ju pastaj pse ishte e nevojshme reforma në drejtësi. Ishte një kompliment i madh për mua dhe kur njeriu punon 30 vjet në media, e meriton një kompliment të tillë”, – u shpreh ai.
Me tej Peza është pyetur edhe për Komisionin Hetimor të ngritur nga mazhoranca për shkarkimin e Metës. Sipas tij, presidenti e ka humbur betejën sepse mazhoranca është e vendosur ta çojë deri në fund atë që ka nisur. Sipas tij, me deklaratat e tij po tregon çdo ditë e më shumë që ka shkelur Kushtetutën.
“Është betejë e mazhorancës dhe Rama deklaroi se Meta e ka humbur betejën. PS ka gjithë vullnetin për t’i shkuar deri në fund dhe do ta shkarkojë në Parlament më pas vendimin final do ta japë Gjykata Kushtetuese. Kjo mazhorancë e ka këtë vullnet dhe këtë do ta bëjë. I ka votat për ta çuar çështjen në gjykatë. Meta fjalën ka pushtetin më të madh dhe veprimet ose mosveprimet që i cakton Kushtetuta apo kufizimet. Me deklaratat e tij ai shihet nëse e ka zbatuar Kushtetutën për të qenë ai që duhet të ishte në detyrën e kryetarit të shtetit. E ka shkelur dhe meriton të shkarkohet”, – shtoi ai.
Ndër të tjera Peza tha se Meta ka treguar modelin më të keq për presidentin e një vendi. Sipas tij në të njëjtin nivel qëndron dhe Berisha, prandaj duhen larguar njëherë e mirë të dy këta, për të sjellë modele të reja.
“E rëndësishme është të mos jetë politik presidenti. Ka pasur modele presidenti një nga më të këqijat pas Metës është Berisha. Për mua njësoj. Duhet të shkojmë te një model i ri. Meta e di që PS është e vendosur ta shkarkojë”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post