Kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare (PLDSH) Myslim Murrizi, ka thënë se gjatë 30 viteve të fundit, partitë politike që kanë qenë në pozitë dhe opozitë kanë qeverisur së bashku.
Murrizi ka thënë se ata gjatë fushatës shajnë njëri-tjetrin, ndërkohë më pas qeverisin për vite të tëra së bashku, duke lënë të nënkputohet se fjala është për kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama.
I pyetur nëse është në opozitë me Bashën apo me Ramën, dhe me kë është ai i hapur për aleancë Murrizi u shpreh:
‘Uroj që shqiptarët të votojnë atë që e meriton. Ata janë gati të kurorëzojnë martesën e 6. Nuk është qëllimi i Murrizit për të marrë me patjetër pushtetin.’
Diskutime rreth kësaj post