Analisti Baton Haxhiu ka komentuar akuzat e kryeministrit Edi Rama ndaj presidentit, Ilir Meta se po bën fushatë me persona të inkriminuar.
Haxhiu thotë se kryeministri nuk ka paraqitur asnjë provë për akuzën e tij dhe shton se nëse do të ishte i vërtetë ky fakt do të ishte një gjë e rëndë.
Sipas Haxhiut ka një traditë të përfshirjes së banditëve në zgjedhje për të mbrojtur votën që vjen për shkak të mungesës së kontrollit nga shteti në disa zona të caktuara.
“Ka një traditë për mbrojtjen e votës që prej vitit 2001, ku të fortët jo vetëm kanë ruajtur votën por edhe i kanë dhënë një drejtim votës. Nëse Edi Rama ka një fakt të tillë ai duhet ta bëjë publike. Unë nuk besoj se presidenti ka imunitet në këtë çështje”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post