• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Akuzat e Berishës për kompaninë e mjeteve lundruese në pronësi të Çuçit, reagon Ministri i Brendshëm

5 August, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
123
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar lidhur me akuzat që u artikuluan ditën e djeshme nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha për një kompani mjetesh lundruese në pronësi të tij.

Sipas ekstraktit të QKB, që u publikua dje në media dhe më pas iu referua edhe Berisha, ministri Çuçi figuron pronar i subjektit ‘Albanian Sailing Club’.

Reagimi i Ministrit të Brendshëm:

“Ka një përpjekje për të prodhuar fakte që të ilustrojnë akuzat e gatshme të Sali Berishës ndaj meje pas tragjedisë së fundit në Himarë. Për respekt të opinionit publik, që me të drejtë është i ngarkuar nga tragjedia e vajzës 7-vjeçare dhe dhimbja e familjes së saj, dua të sqaroj se sajesat me emrin tim dhe një shoqatë velierash sportive që kam krijuar me miq pasionantë të tyre, nuk kanë lidhje me asnjë biznes dhe aq më tepër me skafe apo gomone.

I hedh poshtë me neveri këto sajesa, pasi duan të keqpërdorin në mënyrë të neveritshme këtë ngjarje tragjike, për ta mbajtur gjallë për hallet e tyre politike.

Gjatë këtyre ditëve të rënda për çdo shqiptar, por veçanërisht për familjen e vajzës dhe për ne që jemi përgjegjës për sigurinë e jetës së tyre, jam përpjekur të flas me veprime konkrete kundër fajtorëve të asaj tragjedie, të cilët tani janë para drejtësisë, përfshirë gjithashtu dhe të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Kufitare Vlorë.

Mendoj se kjo është rruga e duhur për të respektuar dhimbjen e familjes së vajzës dhe të afërmve të saj. Rruga për t’u përballur me baltën e Sali Berishës është 30- vjeçare dhe nuk më sfidon. Thjesht e kemi detyrim ndaj shqiptarëve të ndajmë fatin e Shqipërisë nga fati dhe balta e tij.”-shprehet Çuçi.

Paraardhëse

Çfarë po i ndodh botës, Kina ndërpret bashkëpunimin me SHBA-të për çështjet kryesore

Pasardhëse

Ligji për sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar në Senatin amerikan, Zogaj paralajmëron: Në Shqipëri do të ketë zhvillime të rëndësishme

Pasardhëse

Ligji për sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar në Senatin amerikan, Zogaj paralajmëron: Në Shqipëri do të ketë zhvillime të rëndësishme

Diskutime rreth kësaj post




Kosovë

Aleksandër Vuçiç: SHBA-të gënjyen, nuk ka prani të forcave serbë në kufi, Vjosa Osmani: Serbia po përgatitet për një akt tjetër

Nga lajme10
1 October, 2023
0

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, mohoi këtë të dielë raportet e publikuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se Beogradi...

Aksident në Vlorë, makina humb kontrollin dhe del nga rruga

1 October, 2023

Albert Tafani tregon planin “djallëzor” të Laert Haxhiut për të vrarë Prokuroren e SPAK

1 October, 2023

Lulzim Basha: Të pasurit po bëhen më të pasur dhe të varfërit më të varfër

1 October, 2023

13-vjeçarja shqiptare shpallet kampione Europe në shah, kryeministri Rama: Urime kampione

1 October, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.