• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

AKU, nga “tepsia” te… diploma e “Kristalit”

9 October, 2017
në Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Autoriteti Kombëtar i ushqimit u ngrit që në fillim gabim. Më shumë sesa për nevojën e kujdesit për konsumatorët, ngritja e tij ishte një nga kërkesat e Brukselit para nënshkrimit të marrëveshjes për stabilizim asocim.

Por mbështetja e Brukselit nuk mungoi. Komisioni Europian e ka asistuar AKU-në me dy projekte, ndërsa Specialistët e AKU-së janë trajnuar rregullisht nga EFSA. Por duket se gjithçka çalon nga koka. Në këta 7 vjet ekzistencë, AKU ka ndërruar 6 drejtorë të përgjithshëm.

Fillimisht detyra për ta ngritur si institucion iu besua Genc Jukës, ish-deputet i PD-së, i diplomuar për agronomi. Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2013, kur LSI doli nga koalicioni me PD-në, pjesë e qeverisjes u bë PDIU.

Nga ai moment, 3 drejtorë të AKU-së kanë qenë përfaqësues të kësaj force politike. Artan Gjergji, i diplomuar për ekonomi, zëvendësoi Genc Jukën. Pas zgjedhjeve të 2013 dhe krijimit të qeverisë së majtë, avazi i tepsisë vazhdoi/ Artan Gjergji u zëvendësua nga Afrim Bakaj, i diplomuar i shkollës së Bashkuar të Oficerëve, një figurë e spikatur e Partisë Socialiste të Durrësit.

Me rifutjen e PDIU-së në koalicionin qeverisës vitit 2014, AKU iu la përsëri PDIU-së. PDIU vuri në krye të AKU-së Isuf Shehu, me profesion jurist. Por po kjo parti e hoqi shpejt zotin Shehu dhe në vend të tij vuri Dritan Sejkon.

Sot AKU drejtohet nga Agim Ismali, i diplomuar për inxhinieri elektrike dhe pranë Akademisë së Rendit. Top Channel kontaktoi me zotin Ismaili, i cili nuk pohoi por as mohoi se disponon edhe një diplomë juridiku të ish-universitetit Kristal. Por zoti Ismaili mohoi të ketë qenë jurist i një prej importuesve më të mëdhenj të mishit në vend, që nëse do të ishte e vërtetë, do ta vendoste atë në një pozicion të pastër konflikti interesi.

Por përveç 6 drejtorëve, në 7 vjet AKU ka ndërruar edhe tre herë godinë. Kjo godinë, e ndërtuar enkas për AKU-në me fonde të Komisionit Europian, iu mor AKU-së  dhe iu dha Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural.

Pasi qëndroi pak kohë në ministri, sot selia qendrore e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ndodhet pranë një ish-reparti ushtarak, afër varrezave të Tufinës, në periferi të Tiranës. Një simbol i trishtuar sesi në këtë vend gjerat nuk bëhen as pse duhen, dhe as si duhen.

Paraardhëse

LIVE / Ndeshja Shqipëri – Itali në stadiumin “Loro Boriçi”

Pasardhëse

Italia na mund me golin e një shqiptari

Pasardhëse

Italia na mund me golin e një shqiptari

Diskutime rreth kësaj post



KÜLTÜR VE TURİZM BAKANLIĞI İLE MEZOPOTAMYA SİNEMACILAR KÜLTÜR TANITIM DERNEĞİNCE MARDİN ARTUKLU ÜNİVERSİTESİ KONFERANS SALONU'NDA DÜZENLENEN FESTİVALİN SUNUCULUĞUNU ESKİ MANKEN, OYUNCU VE ŞARKICI TUĞBA ÖZAY YAPTI. (ÇİÇEK DENİZ/MARDİN-İHA)
Kulturë

Në Mardin të Turqisë nis edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Mardin Film Festivali Telkari Odulleri”

Nga lajme5
20 October, 2026
0

Në qytetin e Mardinit ka nisur edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Telkari Odulleri”, i organizuar në kuadër...

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

3 October, 2026

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.