Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdon të shtyjë hetimet për dosjen e tij, ndërsa vettingu këtë të martë u përball me njërin prej prokurorëve që po shqyrtojnë ish Ministrin e Brendshëm.
Por pavarësisht zhvillimeve të shumta në arenën politike dhe atë në sistemin e drejtësisë, duket se ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Tahir duket se e ka gjetur një “profesion” të ri, ndër shumë veprimtaritë që është kujdesur t’i publikojë personalisht në rrjetin social, duke e ditur fare mirë se emri i tij “lakohet” kollaj nga media dhe interesi publik.
Pak ditë më parë Tahiri është parë duke bërë rolin e DJ në Tiranë, pranë një lokali të njohur nate në kryeqytetin shqiptar. Nga foto e postuar nga Panorama Plus, Tahiri duket se e ka “marrë seriozisht profesionin”, dhe po mundohet t’i “japë” sa më mirë ritëm lokalit të natës.
E ka marrë malli mbase për pak “ritëm” ish Kampionin e Edi Ramës?!
Diskutime rreth kësaj post