Analisti Frrok Çupi i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Spotlight’ teksa komentoi figurën e kryedemokratit Lulzim Basha gjatë fushatës elektorale, u shpreh se ai është i dështuar. Sipas Çupit, dështimi i Bashës nis që herët dhe ky i fundit nuk mund të ndërtojë as figurën e tij.
Komenti Cupit:
“Lul Basha, me keqardhje e them është i dështuar. Nuk ndërton dot as figurën e tij, as fitoren. E ka dështimin nga brenda, e ka dështimin që në vezë. Sa për aktivizimin e njerëzve në zgjedhje ka patur një frymë tjetër. Demokratët kishin 8 vjet pa parë Parlament. U larguan nga Parlamenti, nga pushteti lokal, nga gjithçka. Kishin një mish të huaj siç ishte LSI-ja, prej të cilët donin të shkëputeshin dhe praktikisht u shkëputën, u kthyen në Partinë Demokratike. Funksionoi përralla se nuk mundet një kryeministër të marrë 3 mandate. Realisht mendoj që një kryetar partie që motivin themelor e ka që ‘shiko kemi rradhën’ kjo do të thotë se është i dështuar.”, u shpreh Çupi.
Diskutime rreth kësaj post