Ish-deputeti Alfred Peza tha sot me bindje se PS do t’i shkojë deri në fund procesit të shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. Kjo mazhorancë tha Peza i ka votat për ta shkarkuar Metën.
“Po është betejë e mazhorancës dhe Rama deklaroi se Meta e ka humbur betejën. PS ka gjithë vullnetin për ti shkuar deri në fund dhe do ta shkarkojë në parlament më pas vendimin final do ta japë gjykata kushtetuese. Kjo mazhorancë e ka këtë vullnet dhe këtë do ta bëjë. I ka votat për ta çuar çështjen në gjykatë. Meta fjalën ka pushtetin më të madh dhe veprimet ose mosveprimet që i cakton kushtetuta apo kufizimet. Me deklaratat e tij ai shihet nëse e ka zbatuar kushtetutën për të qenë ai që duhet të ishte në detyrën e kryetarit të shtetit. E ka shkelur dhe meriton të shkarkohet”, – u shpreh ai.
Peza tha se modeli më i keq i presidentit pas Metës është Sali Berisha. Sipas tij duhet një model i ri dhe që presidenti të mos jetë politik.
“E rëndësishme është të mos jetë politik presidenti. Ka pasur modele presidenti, një nga më të këqijat pas Metës është Berisha. Për mua njësoj. Duhet të shkojmë te një model i ri. Meta e di që PS është e vendosur ta shkarkojë”, – tha mes të tjerash Peza.
Diskutime rreth kësaj post