Agron Llakaj ka shprehur në lot dhembshurinë që ndjen për vendin e tij të lindjes, Memaliaj.
I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree”, aktori i humorit u shpreh se ajo shihet pa të ardhme, pikërisht për faktin e të qenurit e braktisur prej kohësh.
“Unë thashë më parë që shkoj shpesh në Memaliaj dhe e vetmja gjë që marr pas është trishtimi. Duke parë që nuk ka asnjë të ardhme…sepse çdo qeveri nuk i kthen sytë…i morën minierën. Thonë më mirë një fund i tmerrshëm se sa një tmerr pa fund. Varfëria është ulur këmbëkryq, unë shkoj dhe ndihmoj aty…më vjen turp që e thashë tani këtë”, është shprehur Llakaj. /albeu
Diskutime rreth kësaj post