Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka komentuar deklaratën e kryeministri tEdi Rama në një takim në Akademinë e Shkencave, ku foli gjerësisht rreth reformimit të bërë në këtë institucion.
Gjekmarkaj thekson se pas shpartallimit të procesit elektoral, kontrollit mbi legjislativin, mbi mediat dhe mbi universitetet, Rama tashmë ka hedhur në dorë dhe Akademinë e Shkencave.
Reagimi i plotë:
“Urraaaa Urraaaaa Urraaaaa!!”
Edi Rama pasi shpartalloi proçesin elektoral , futi në xhep universitetet, kontrollon pa pothuaj të gjitha emisionet televizive, po kaq ka në xhep kuvendin me kukulla, i hap proçes shkarkimi Presidentit , kontrollon të gjithë ekonominë , nepunesinë, ushtrinë, policinë, gjykatat, gjithçka , arriti të hyjë e te flasë si triumfator Baraba dhe në Akademinë e shkencave. me ezmerllek e gri ajatollahesh. Kjo pasi Akademia per vite nuk ja kishte mbushur synë por tani ama ja dha bekimin si klerik suprem i dijes! Tani mbetet për të uruar ta gezojë kultura shqiptare akademinë më të politizuar në planet, me në krye Skender Gjinushin qe sot zgerdhihej embel e lozonjar, ta gezojnë intelektualet, kombi edhe pse humbja per ta është katastrofike. Pse jo Ta gezojmë edhe historinë e re të Shqiperisë si pllakë varri me të “vertetat” të shkruar nda deshmitaret “Lloskë Lloska e Bake Xhani ” , që komunizmi na la peshqesh !
Mirnjohje pafund Prof. Artan Fuges që ndonese i vetem luftoi kunder një organizmi ideologjik e politik pa asnjë lidhje me shkencen , kunder kotesise , genjeshtrave abuzimeve qokave dhe sklerotizmit të saj historik ! Një betejë që nuk e fitoi por që me dinjitet e beri dhe sot më shumë se kurrë me mungesë spikaste në vetminë e tij i konfirmuar në çdo akuzë! Shqiperia sot ka vetem një Akademik antikonformist e europianist ai është Artan Fuga !
Në atë salle jo akademike kët paradite nipi i Spiros , nipi i Enverit dhe djali i Et’hemit na rrefyen rrugen e mbrothesisë nga do ecë vatani tani e tutje , mendimi, mençuria, marifeti e lezeti akademik e shoqeror !!
Urraaaa Urraaaaa Urraaaaa!!
Në vathen e Polifemit me syrin si teleskop , delet hynë të paqta , Odise aty nuk pat !
Tagjia është e sigurtë! Gjetem rehatin më në fund!“-shkruan Gjekmarkaj.
Diskutime rreth kësaj post