Një ditë e hidhur për kryetarin e Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka. Ai jep lajmin se miku i tij Arian Musa, që të gjithë e njihnin si ‘Noshi’, u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me sëmundjen.
Shkrimi i plotë:
“E sotmja është një ditë e hidhur. Humbëm një mik dhe një koleg. Arian Musa, që të gjithë e njihnin si ‘Noshi’, u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me sëmundjen.
Një burrë plot energji dhe humor, i guximshëm dhe i suksesshëm në sipërmarrje, plot dashuri për jetën, familjen dhe miqtë e tij. Ngushëllimet dhe lutjet e mia shkojnë sot tek familja Musa, që humbi njeriun e saj të shtrenjtë.
I lehtë të qoftë dheu miku im!”, shkruan Agron Duka.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post