Kreu i PAA, Agron Duka nuk ka përjashtuar mundësinë e një dalje të partisë së tij si e vetme në zgjedhje. Në mungesë të një marrëveshjeje me PD, Duka thotë se do të kandidojë i vetëm në zgjedhje dhe do të thërrasë edhe të tjerë që s’janë pjesë as e PD as e PS, si Astrit Patozi apo Paskal Milo.
Ndërkohë për të qëndruar tek dy listat e opozitës që kërkon Duka për zgjedhje, ai thekson se kësaj radhe nuk do të ketë humbje votash pasi PD-LSI janë aleate pavarësisht se në lista të ndryshme dhe nuk u intereson t’i ikin mandatet njëra-tjetrës.
Diskutime rreth kësaj post