Kujtomë se një ndër shprehet më të zakonshme që kanë thënë gjithmonë nënat tona është: “Le t’i blejmë një masë më të madhe këto rrobat se do i veshë dhe vitin tjetër”.
Nuk ka rëndësi çfarë brezi jeni, dikur dhe sot funksionon e njëjta mendësi.
Julka na e kujtoi këtë temë bazuar nga eksperienca personale, pasi i ka veshur të birit rroba më të mëdha, të cilat i rrinë “oversized”. Sigurisht me publikimin e videove për këtë temë pati reagime nga çdo nënë që e ndjek, nisur nga eksperienca e secilës.
Konkluzioni ishte: 90% e nënave blejnë veshje më të mëdha në numër për fëmijët e tyre. Ndërkohë që shumë pak i veshin fëmijët aq sa kanë masën reale.
Julka u shpreh shumë e lumtur me faktin që nuk është e vetme në këtë situatë dhe duke qeshur i kërkoi zonjave që e ndjekin të zotohen me të për t’i blerë veshjet e të vegjëlve aq sa kanë masën reale.
Ose jo… fundja ‘oversized’ është trend për këtë vit.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post