• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

A mund ta shantazhojë më Ilir Meta Edi Ramën?

21 January, 2016
në Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

LSI-në duket se nuk e karakterizon më qetësia dhe dashuria inspiruese e kryetarit të saj. Vigjilenca kritike e Luan Ramës ndaj qeverisë dhe korrigjimi institucional i Petrit Vasilit janë simptoma të çoroditjes së partisë së Ilir Metës që po përpiqet të ruajë “status quo-në” e “kingmaker-it” në kushtet e një asfiksie që po e zhbën me shpejtësi fuqinë deri dje “titanike” të LSI-së.

Në mungesë të kafeve të porositura me Shpëtim Idrizin, Ilir Meta aktivizoi lojtarët rezervë të partisë së tij për të shantazhuar me një shfaqje dëshpëruese Edi Ramën, i cili tani nuk duket dhe aq i shqetësuar nga numrat e LSI-së. Aleancat fluide në parlament i mundësojnë një koalicion qeverisës pa LSI-në, një pjesë e deputetëve të së cilës nuk përjashtohet të bashkohen me Partinë Socialiste. Për një strategji goditjeje të LSI-së nga Edi Rama është shprehur edhe ish-kryeministri Berisha në një intervistë për emisionin Studio e Hapur ku sipas tij “Kjo që shqiptarët shohin sot është betejë për jetë a vdekje e Ramës për t’u bërë lideri i së majtës”.

Prej muajsh flitet për një ftohje të raporteve të Ilr Metës me ministrin e Transporteve, Edmond Haxhinasto, me të cilin daljet në publik janë rralluar, ndërkohë që Spartak Braho mund të mos jetë vetëm në letra deputet i Partisë Socialiste. Një dobësim eventual i Ilir Metës, do t’i çonte pa vështirësi “minjtë” e LSI-së në prehrin e Edi Ramës dhe dilemat duket se kanë përfshirë një pjesë të mirë njerëzve të Ilir Metës pas presionit në rritje të ndërkombëtarëve për të përfunduar reformën në drejtësi.

Këtë e konfirmon edhe Berisha që shprehet se “Edi Rama nga njëra anë përdor reformën, nga një anë përdor regjistrimet për të eliminuar një njëri dhe për t’ marrë një njeriu partinë.” Reforma është kusht i Bashkimit Europin dhe koalicioni i majtë ka vetëm një rrugë për t’u legjitimuar si Aleanca për Shqipërinë Europiane, miratimin e reformës në drejtësi.

Nëse kjo nuk ndodh koalicioni PS-LSI nuk ka asnjë tagër moral dhe politik të qëndrojë në këmbë dhe vendi ose mund të shkojë në zgjedhje ose mund të qeveriset nga një koalicion pa LSI-në dhe PD-në ose mund të mbetet peng i Ilir Metës dhe vartësit Edi Rama. Si për LSI-në dhe për koalicionin e Aleancës për Shqipërinë Europiane numërimi mbrapsht ka nisur dhe tashmë palët janë të detyruara të çojnë deri në fund lëvizjet e skakierës që do të përcaktojë edhe të ardhmen e Ilir Metës dhe Edi Ramës në politikë.

Respublica.al

Paraardhëse

Ikën drejtori i Bankers Petroleum

Pasardhëse

PD: Rama dhe Tahiri tradhtuan dëshmitarin, favorizojnë Baren

Pasardhëse

PD: Rama dhe Tahiri tradhtuan dëshmitarin, favorizojnë Baren

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krybashkiaku i Hasit nuk i bindet Ramës: Nuk kam në plan të shkarkoj asnjë punonjës

Nga lajme2
14 July, 2025
0

Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, u shpreh në reagim për Top Channel se nuk e ka në plan të...

Pas urdhrit të Ramës, japin dorëheqjen 18 administratorë në bashkinë Elbasan

14 July, 2025

Tensione në Theth/ Gruaja bie pa ndjenja gjatë përplasjes me IKMT dhe policinë

10 July, 2025

U lirua nga arresti shtëpiak, zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme për Jamarbër Malltezin

7 July, 2025

“Krimineli as nuk ka kurajën të shfaqet”, Rama publikon pamjet nga Thethi: Çfarë borxhi i kanë zonjës Gjeli banorët dhe vizitorët?!

7 July, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.