Deputeti Lefter Maliqi ka zbuluar arsyet e rikthimit të tij në listat e LSI për zgjedhjet e 25 prillit.
Maliqi tha se ai ka qenë themelues i LSI në qarkun e Beratit dhe drejtues politik në vitin 2008 ndërsa në këto dy vite ka parë që opozita ka kërkuar ndryshimin dhe e ka ndjerë detyrim të angazhohet pikërisht me LSI.
Ndalur tek Partia Socialiste, ai u shpreh se ka pasur ofertë edhe nga ana e tyre por nuk e ka pranuar për shkak se bëjnë premtime personale që nuk kanë të bëjnë me interesin e përbashkët. Maliqi tha se në vitin 2017, kjo forcë politike i ka mohuar kontributin prej 5000 votash për meritë të tij, duke lënë në baltë zgjedhësit.
Maliqi u pyet në intervistën për ABC edhe në lidhje me figurën e Nasip Naços i cili vendosi të largohej nga LSI te PS pak muaj para zgjedhjeve, por nuk pranoi të bënte një koment duke theksuar se me të e bashkon miqësia por e largon bindja politike.
Intervista e plotë:
Cilat kanë qenë arsyet që ju kanë shtyrë drejt kthimit në LSI?
E para njëherë unë jam themelues i LSI në qarkun e Beratit dhe drejtues politik i qarkut në 2008. Dhe këto dy vite kam qenë në opozitë me këtë qeverisje pavarësisht se i mbështeta në 2017 për shkak të mos mbajtjes së premtimeve jo vetëm në qarkun e Beratit Këto dy vite kam qenë deputet i pavarur.
Kam qenë në opozitë të ashpër kundër krimit dhe korrupsionit. Duke parë që opozita e bashkuar dhe populli kërkon ndryshimin dhe detyrimin që kisha edhe për forcën politike LSI, duke vlerësuar edhe zonjë Kryemadhi e cila me vendim të kryesisë më caktoi drejtues politik për zonën e Otllakut, bashkinë e Kuçovës dhe bashkinë e Urës.
Kandidimi im i 7-ti është moral për të parë edhe votat e mia personale. Në Berat është e sigurt që gara do të jetë jo mes opozitës së bashkuar dhe Rilindjes, sepse opozita e bashkuar fiton por mes LSI dhje Rilindjes që do ndahen kokë më kokë në këto zgjedhje, ndërkohë që ka qenë bastion i Partisë Socialiste
Keni pasur oferta nga parti të tjera?
Kam pasur oferta nga më të ndryshimet madje edhe për të qenë i pari në listë. Por për mua nuk është fare të qenurit deputet, por sfida e ndryshimit. Unë kam qenë dy herë deputet. E rëndësishme është të ndodhë ndryshimi dhe fitojë demokracia dhe boll më me banda, krim dhe pasiguri
Cila është arsyeja që nuk arritët dakordësi me Partinë Socialiste?
Çdo forcë politike ka dashur të më afrojë, por nuk i besoj. Nuk i besoj premtimeve të tyre personale që nuk kanë të bëjnë me interesin e përbashkët. Në 2017 e mohuan kontributin tim. I kam dhënë mbi 5000 vota. Dhe e mohuan dhe nuk shpërblyen as ata votues për premtimet që I dhanë. Nuk ka pasur investime në qarkun e Beratit
Po në lidhje me figurën e Nasip Naços, një figurë e njohur nga LSI që iu bashkua PS-së pak kohë më parë. Keni ndonjë koment?
Nuk jam asnjë koment. E njoh Nasipin por nuk jap koment. I uroj suksese. Miqësia nuk na ndan por politika na ndan.
Diskutime rreth kësaj post