Këtë javë u zhvillua në Berlin Konferenca e Pestë e Ambasadorëve të Ballkanit Perëndimor ku ishte e pranishme edhe Majlinda Bregu, koordinatorja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Në një intervistë për Deutsche Welle, Bregu u pyet nëse ka pasur keni ndonjë ftesë direkte nga PD-ja për t’iu kthyer politikës vendase.
“Jo, nuk kam ndonjë ftesë direkte dhe nuk kam se për çfarë të ftohem, se unë jam anëtare e Partisë Demokratike dhe nuk besoj se duhet që të të ftojë kush për të qenë pjesë e familjes. E kam vendosur prej vitesh, nuk pres që të më thotë njeri për të qenë në Partinë Demokratike. Por, shpresoj shumë që zgjedhjet e vitit të ardhshëm të jenë zgjedhje, të cilat realisht të kenë mundësi të përmbushin gjithë standardet. Kaq për sot”, tha Bregu.
Diskutime rreth kësaj post