Prej disa kohësh moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj është në qendër të mediave rozë. Vetëm pas disa muajsh që u përfol për ndarjen nga bashkëshorti i saj Aleksi, ajo ka konfirmuar se është drejt divorcit.
U dyshua se shkak për këtë ndarje ishte një histori e re dashurie në jetën e saj me një ish-deputet të Kuvendit të Shqipërisë.
Mirëpo, sot duket zërat janë shuar pasi ‘Prive’ shkruan se Rudina ka përmendur emrin e tij në inagurimin e bar-it të saj.
‘Si fillim dua të falenderoj Markun që besoi tek unë’, janë fjalët e moderatores, që sipas ‘Prive’, i drejtohen ish-deputetit Mark Frroku.
Ende nuk dihet sesa i vërtetë është ky lajm, por derisa të reagojë vetë moderatorja, gjithçka ngelet në kuadër të thashethemit.
Kujtojmë që ish-deputeti Frroku është baba i dy fëmijëve për të cilët kujdeset i vetëm, pasi vitin e kaluar bashkëshortja e tij ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në moshën 35-vjeçare.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post