Ish-presidenti Bamir Topi ka shmangur komentin kur është pyetur nëse është gati apo jo të PD-së për të garantuar një rrotacion pushteti në zgjedhjet e 25 qershorit.
Topi në “Ditë e Re”: “Nuk e përcaktoj unë janë gati nuk janë gati, e përcaktojnë rregullat e lojës dhe ndjesia e njerëzve. Por nuk ka rregulla loje dhe ndjesia e njerëzve është mëse e çuditshme që ka të bëjë me nivelin e kulturës demokratike të popullit tonë.
Niveli i kulturës demokratike i popullit tonë është i mjerueshëm. E shoh tek të ashtuquajturit intelektualë, janë të përdorshëm, përdoru këtu, përdoru atje.” – tha Topi.
Diskutime rreth kësaj post