Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike, Jemin Gjana paralajmëroi se Lulzim Basha do të garojë më 13 qershor në zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike me kostumin e kryetarit aktual.
Gjana doli para mediave ku interpretoi statutin e partisë. “Është debatuar shumë në 2017-ën në Kuvendin Kombëtar të PD nëse duhet të kishte një normë statutore që e detyron dorëheqjen e kryetarit dhe ajo nuk është miratuar”, tha Gjana.
Dorëheqja, shpjegoi Gjana, është në dorën e vullnetin e Bashës. “Në statut nuk ka detyrim dorëheqje, pjesët e tjera duhet janë individuale”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post