Belind Këlliçi i cili siguroi mandarine PD-së në radhët e PD-së në Tiranë, mohon që të ketë ambicie nga an a e tij për të marrë në dorë drejtimin e partisë.
Në një intervistë në emisionin “7 pa 5” duke komentuar situatën në PD, Këlliçi vlerësoi se lëvizja kundër Lulzim Bashës është e nxituar.
Sipas tij, kampi i djathtë duhet të kalojë në një proces analize dhe të priten zgjedhjet për kryetar, që do të mbahen në korrik.
“Veprime të nxituara, qoftë i Lisandrit, qoftë i të tjerëve. Ai është një djalë demokrat 24 karatsh. Ka disa persona që janë natyrë emocionale, disa të tjerë që janë më të tërhequr. Konflikti dhe sherri për momentin nuk i shërben PD. Do të duhet një analizë. Edhe ne kemi bërë gabime. Nuk mund të themi se ishim perfekt. Duke nisur nga unë, të bëhet një analizë çfarë objektivi kam patur, të shihet çfarë kam realizuar. Duhet një analizë kirurgjikale, piramidale, të shihet ku kemi gabuar. Do të ketë një proces elektoral edhe brenda PD, do të ketë zgjedhje në korrik. Nuk e kam ambicie për veten. Ende nuk kam futur këmbët në Kuvend, jo më për këto gjëra.”, – tha ai.
Belind Këlliçi u shpreh i zhgënjyer me fushatën elektorale, duke shtuar që nuk është normale që në 2021, qytetarët të kërkojnë ujë, drita dhe rrugë.
I pyetur se si i mendon katër vitet e mandatit të tretë të Edi Ramës, Këlliçi dha këtë paralajmërim: “Nuk do të jenë 4 vjet me Edi Ramën, nuk do të ndodhë, patjetër në çdolloj forme.”
Diskutime rreth kësaj post