Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në lidhje me Reformën Zgjedhore deklaroi kryeministri Rama nuk i ka votat, duke shtuar se mund t’i sigurojë ato.
“Edi Rama nuk ka votat, por mundet që t’i sigurojë. Unë besoj se do të sigurohen 84 vota. Rama po e bën spektaklin e tij. Marrëveshjes i duhen votat e opozitës në parlament. Rudina Hajdari që në fillim ka kërkuar ndryshim të sistemit. Reforma nëse kaloj në parlament, është ligj kushtetues.Opozita në parlament i ka ca deputetë me eksperiencë si zoti Murrizi.Zgjedhjet e ardhshme bëhen me ligjin e ri zgjedhor. Kërkesat e opozitës nuk janë shqyrtuar akoma. Qeveria kujdestare jep besim, kjo gjë është dëshmuar. Por skandalet nuk janë dënuar e kemi dosjen e Peshkopisë nga e cila nuk ka shtetas të dënuar. Opozita u imponua për identifikimin biometrik”, tha Mustafaj.
Besnik Mustafaj tha se Rama ka marrë dyfish më shumë borxhe sesa paraardhësit e vet, duke zhytur në borxhe të mëdha shtetin shqiptar.
“Edi Rama ka marrë dyfish borxhe se paraardhësit e tij dhe nuk dimë se ku i ka harxhuar. Propaganda se kemi ekonomi të shëndoshë është absurde. Forbes e nxirrte Shqipërinë të fundit në rajon për mbështetjen ekonomike, të fundit fare. Tregjet ndërkombëtare nuk kanë besim tek Shqipëria.PD ka bërë disa kritika të drejta, si borxhet e mëdha qeveritare etj. Unë besoj se opozita duhet të ketë një program të mirë, që me të t’i drejtohet të gjithë personave, të fushave të ndryshme. Unë besoj se zoti Basha është i vetëdijshëm se duhet t’ju drejtohet shqiptarëve me një program të strukturuar”, vlerësoi Mustafaj.
Diskutime rreth kësaj post