Në Shqipëri gjykatat ndodhen nën një presion të lartë për shkak të shumë “kokave” që ka prerë Vettingu deri më tani, por në situatën më të rëndë ndodhen Gjykat Kushtetuese dhe ajo e Lartë.
E teksa për Gjykatën Kushtetuese, kuvendi nisi sot hapjen e procedurave për një vend vakant, në Gjykatën e Lartë situata paraqitet disi ndryshe.
Fatin e shkallës së lartë të gjyqësorit shqiptar do duhet të presim dhe pak ditë që ta mësojmë, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka publikuar këtë të mërkurë edhe dy seancat e rradhës për dy gjyqtarët e mbetur pa kryer procesin nga kjo gjykatë.
Fjala është për Shkëlzen Selimin e Artan Brocin. Shkëlzen Selimi është i njohur për shumëkënd pasi ka qenë gjyqtari i njërës prej dosjeve më të nxehta në Shqipëri, atë për Gërdecin.
Seanca dëgjimore për Selimin dhe Brocin do të zhvillohet të premten ndërsa më datë 30 korrik, do të zhvillohet seanca e anëtarit tjetër Medi Bici.
Nëse Vettingu shkarkon këta gjyqtarë, atëherë edhe Gjykata e Lartë do të ketë të njëjtin fat si ajo e Kushtetueses dhe do të duhet një ndërhyrje tjetër nga Kuvendi për plotësimin e vendeve vakante. Por gjasat janë të vështira që boshllëqet të mbushen, në kushtet kur institucionet e drejtësisë kanë mbetur ende të pakrijuara.
Kujtojmë se nga Gjykata e Lartë në detyrë janë konfirmuar kryetari i saj Xhezair Zaganjori, Ardian Dvorani dhe Edmond Islamaj, ndërsa të shkarkuarit janë Admir Thanza, Artan Zene;i dhe Tom Ndreca.
Diskutime rreth kësaj post