Juristi Jordan Daci, shpjegon se procedura e ndjekur deri më tani për Ilir Metën është në përputhje me Kushtetutën: “Por, të numërojmë ditët nga sot apo kur ka filluar nisma me shtatorin? Kemi më shumë se 4 muaj. Nëse nuk arrijnë ta ngrenë komisionin, atëherë komisioni do të jetë antikushtetues”, tha ai për A2.
Edhe nëse shkarkimi miratohet në Parlament, sërish nuk është përfundimtar, pasi fjalën e fundit e ka Gjykata Kushtetuese.
“Vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese bëhet me 5 vota pro dhe minimumi 6 veta pjesëmarrje në seancë plenare. Nëse formohet kuorumi ose jo, është çështje tjetër. Ka një dispozitë tjetër ligjore që nëse nuk bëhet kuorumi, vendimi rrëzohet”, thekson Daci.
Diskutime rreth kësaj post