Konkurrentja e re e “Përputhen”, Ledjana Prenga vendosi të largohet nga emisioni duke u shprehur se e kishte të vështirë të përballonte presionin dhe se nuk po e gjente dot veten mes konkurrentëve të tjerë.
Ledjana e quajti këtë largim një pauzë prandaj ndjekësit së fundmi e kanë pyetur nëse do të rikthehet sërish.
“A do kthehesh në Përputhen? Je një vajzë shumë e mirë”, ishte pyetja drejtuar Ledjanës, e cila u përgjigj: “POO”.
Në një postim tjetër Ledjana pohoi se në pamjen e jashtme mund të duket e fortë, por përbrenda është shumë e ndjeshme prandaj i ka përjetuar keq sulmet ndaj saj në emision.
Sa për këngën që i dedikoi Mevlani, ajo shprehet se është surpriza më e bukur që ka marrë deri tani.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post