Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka deklaruar se mazhoranca nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Sipas Ballës zgjedhjet do të mbahen në vitin 2021 dhe do të zhvillohen me Kod të ri Zgjedhor.
“Të gjithë e dimë edhe ju. Këtu nuk bëhet fjalë që ka ndonjë dyshim që PS nëse bëhen zgjedhje të dielën nuk i fiton zgjedhjet, madje i fitojmë edhe me diferencë të madhe. Ky popull është lodhur nga historitë që partitë të bëjnë llogaritë e tyre.
Ata duhet t’i qëndrojnë kalendarit politik për të cilën janë votuar. PS ka përditë një punë për të realizuar. Ka ca të papunë që e masin normën e punës me daljet në konferencë për shtyp.
Ne kemi një objektiv.Askush, as ne nuk e kemi këtë drejtë të themi në mënyrë abuzive që i duam zgjedhjet tani se ti na ke thënë me Kushtetutë ti kemi në Qershor 2021. Do zhvillohen me Kodin e ri Zgjedhor. Ka vetëm një palë zgjedhje të parakohshme për shkak të dorëheqjes së kryetarit të Bashkisë së Shkodër”, tha Balla në ABC News, duke i bërë edhe thirrje Presidentit Meta që të dekretojë datën e re të zgjedhjeve.
Diskutime rreth kësaj post