Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit politik në qarqe në një prononcim për mediat u pyet nëse PS do të bëjë koalicion me partitë e tjera.
“Është pyetje e ezauruar besoj unë, sistemi që kemi zgjedhur është ai që çdo parti garon me simbolin e saj, ose bën një koalicion me një simbol dhe një skuadër të përbashkët. Ne e kemi bërë të qartë për të gjithë se koalicionin dhe shumicën e kemi me njerëzit. E mirëkuptoj pyetjen tuaj duke parë se çfarë po ndodh në kampin tjetër, ku po punohet për një hibrid të pangrënshëm, të pagëlltitshëm.
Nuk e kam dëgjuar këtë si propozim, kur bëhet fjala te zgjedhjet, ato janë të përbashkëta, rregullat e lojës janë të propozuara bashkërisht. Çdo propozim bën sens dhe normalisht që do të trajtohet me seriozitetin e duhur.”, – u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post