• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

A do të jetë Mirush Kabashi kryetar i ‘Nismës’? Hajdari thyen heshtjen dhe zbardh detajet, zbërthen takimin me ambasadoren

16 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari ka qenë sot e ftuar tek Fax News, ku ka folur lidhur me aktualitetin politik, hapjen e listave, koalicionet, por edhe aventurën e saj të re, që do të jetë ajo e një partie të re politike.

Hajdari tha se ajo është për hapjen e listave 100%, ndërkohë që sipas saj barazia gjinore mund të arrihet me një korrektim paszgjedhor. Hajdari shtoi se gratë në Kuvend punojnë më shumë se burrat, por ende nuk kanë arritur dot që të shkëputen prej vullnetit të kryetarit.

“Ne do të shkojmë në hapjen e listave 100%, do të ndjekim deri në fund kërkesën e qytetarëve. Mazhoranca nuk mund ta bëjë taksative që listat për partitë e tjera të jenë të hapura deri në 30%. Mund të ketë një korrektim sa i takon barazisë gjinore, që kjo të bëhet pas rezultatit, në rast se nuk arrihet kuota prej 30 % që të jenë gratë.

Përmes korrektimit duhet të shkojnë në Kuvend gratë që kanë marrë më shumë vota, në këtë rast ne kemi të bëjmë me një diskriminim pozitiv. Në të gjitha raportet rezulton se gratë bëjnë më shumë punë sesa burrat, edhe pse ka shumë pak gra që arrijnë të dalin kundër shefit të tyre. Gratë në tërësi kanë qenë të heshtura përballë liderve të tyre, unë jam një nga gratë që kam guxuar të dalë kundër kryetarit, dhe ja ku jam sot, jam përjashtuar nga partia.

Duhet që ndryshimet kushtetuese të reflektohen në Kodin Zgjedhor, deri në fund të muajit shtator, pasi nuk mund të preket Kodi 6 muaj para zgjedhjeve, kjo duket të jetë e vështirë për tu arritur në momentet që flasim”, – u shpreh Hajdari.

Sa i takon takimit me Yuri Kim, Hajdari tha se ajo ishte një darkë mes miqsh, dhe që nuk mund të prononcohej më shumë.

“Ajo që mund të them unë sa i takon koalicioneve, është se unë nuk kam asnjë problem prej tyre, vetëm në rast se nuk ka një deformim të vullnetit të qytetarëve. Mandati duhet të vlejë për të gjitha partitë njësoj, qofshin në koalicion apo jo. Ai ishte një takim mes miqsh, informal, në momentin që do të kemi një takim zyrtar, unë do ta njoftoj këtë në media.

Sa i përket listave të hapura mendoj se jo në mënyrë të drejtpërdrejtë por ajo çka ndodhi, ishte që çdo palë donte të merrte diçka në tryezën e Këshillit Politik, dhe ndërkombëtarët thanë se ne si opozitë parlamentare kërkonte lista të hapura dhe ne e morëm atë”, – tha Hajdari.

Më tej deputetja foli dhe për partinë e re Nisma, që sipas saj do të tentojë të ndryshojë mënyrën e politikbërjes në Shqipëri, ndërsa mohoi zërat se në krye të kësaj force do të jetë aktori i njohur Mirush Kabashi.

”Ne kemi bashkuar forcat me Nismën Thurje, ata kanë njerëz të tyre, Nisma Thurje do të vijojë të ekzistojë ende si shoqëri civile, ndërsa figurat kryesore do të mblidhen për të bërë një grupim së bashku, për të pasur pse jo dhe një ndikim politik.

Po të shikosh tani të treja partitë politike janë njësoj, si një biznes familjar, që të gjithë bëjnë atë që thotë kryetari. Tani ata kërkojnë që të ketë një rotacion që të marri secili prej tyre fitimet. Po ta shikosh parlamentin, është e vështirë që të shohësh deputetë që debatojnë lidhur me idetë.

Qytetarët kanë humbur interesin te parlamenti, do të vijë një parti politike që përqafon idealet dmemokratike. Do të kemi personazhe të tjerë që do të na bashkohen në javët e ardhshme, do të jenë të rinj nga diaspora që duan të japin idetë e tyre. Partia do të quhet Nisma, pozicionin që unë do të kem do ta vendosin qytetarët.

Jo nuk është e vërtetë që zoti Kabashi do të jetë kryetar i kësaj force politike, ai ka qenë një mbështetës i Nismës por nuk është e vërtetë që ai do të ketë një rol drejtues. Mendoj se duhet të jetë në dorën e qytetarëve që të zgjedhin se kush do të drejtojë atë partinë, pasi në këtë mënyrë mund të rinovohet drejtimi i partive direkt nga qytetarët”, – tha më tej Hajdari.

Paraardhëse

Rezarta Shkurta tregon pasionin e saj të rrezikshëm që e shqetëson vazhdimisht nënën e saj (VIDEO)

Pasardhëse

Evis Kushi mori postin e ministres së Arsimit, ish-zv.ministrja e PS kap detajin dhe shpërthen në akuza

Pasardhëse

Evis Kushi mori postin e ministres së Arsimit, ish-zv.ministrja e PS kap detajin dhe shpërthen në akuza

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.