Deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila rikonfirmoi edhe një herë krijimin e partisë së re. Sipas Murrizit, deri tani janë mbledhur 4600 firma, ndërsa brenda 30 ditësh do të bëhet legalizimi i subjektit të ri.
“Janë mbledhur 4600 firma, “Lëviza Demokratike” do të quhet. Brenda 30 ditësh do të legalizohet si subjekt i ri”, tha Murrizi.
Ai shtoi se në partinë e re janë “mbi 1415 ish deputetë që prej 31 marsit ‘91”.
Murrizi është pyetur nëse Topalli do ti bashkohet partisë, por ai nuk dha një përgjigje konkrete.
Pjesë nga intervista:
Dritan Hila: A është edhe Jozefina Topalli?
Myslim Murrizi: Nuk po merrem me emra konkretë.
Dritan Hila: Do të shpërndaheni në të gjitha qarqet? Do gjeni 140 emra?
Myslim Murrizi: Po, patjetër.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit për një qëndrim të tijin të ashpër ndaj komunistëve dhe eksponentëve të ish regjimit komunist, Murrizi u shpreh: “Nuk është as kauzë as temë anti-komunizmi. Unë kam qenë me idenë që parti të qendrës së djathtë të mos drejtohen nga të majtë”.
Diskutime rreth kësaj post