Anëtari i Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë në PD, Genc Ruli është pyetur nëse mes emrave të propozuar nga baza për tu bërë deputetë është edhe kritikja, Jozefina Topalli.
Ruli nuk ka dhënë një verdikt të prerë nëse ajo duhet apo jo të kandidohet.
“Për gjykimin që do të bëhet për të, jam i detyruar të ruaj kodin e etikës së komisionit ku bëj pjesë”.
Por kritikë të tjerë, si Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Arben Imami ende nuk kanë pasur kthesën e Rulit për të hedhur pas të shkuarën e për të bashkuar fuqitë demokrate kundër Edi Ramës. Sipas Genc Rulit, përgjegjësia mund të jetë e të dyja palëve.
“Unë mirëpres që Basha të ndërmarri, apo edhe ata të shprehen, sepse duhet të jetë reciproke, nëse duan apo jo të angazhohen në këtë proces elektoral, kur unë nuk them se janë të pandikueshëm dhe të padobishëm pozitivisht për këtë garë elektorale”.
Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës, për Genc Rulin nuk dëmton demokratët, të cilëve ju sheh si favor rritjen e besimit në elektorat, shoqëruar me një qeveri të konsumuar, që po mban pushtetin, por nuk po qeveris.
Diskutime rreth kësaj post