Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani teksa theksoi se nuk pretendon postin e kryetarit të kësaj partie, u shpreh sot në emisionin ‘Breaking’ për një në tjetër të panjohur të Lulzim Bashës, të cilën sikurse tregon ai e ka zbuluar gjatë bashkëpunimit të tyre.
Ristani shtoi se nuk e beson se Basha mund të japë dorëheqjen nga posti i kryedemokratit. “Në rast se do ta besoja performancën e një lideri Perëndimor, një lider Perëndimor jep dorëheqjen. Ai personalisht ka treguar probleme në raport me të vërtetën. Qoftë me stafin e punës dhe më të tjerët, në lidhje me mirënjohjen dhe vlerësimin. Janë disa problematika në karakter”, – tha Ristani.
Ai i kujtoi gjithashtu edhe deklaratën bujshme e pranimit se kishte gabuar pasi nuk kishte pyetur bazën e partisë dhe strukturat e PD-së në 2017 mbi vendimet e marra, duke premtuar se do të ndryshonte dhe asnjë vendim nuk do të merrej pa bekimin e strukturave, por që faktikisht, sipas tij, Basha nuk e mbajti.
Ish-sekretari i Përgjithshëm iu përgjigj edhe atyre komenteve të bëra nga radhët brenda PD-së, se nuk ka kush ta marrë drejtimin e partisë nëse Basha jep dorëheqjen.
“Këto teoritë kush do të na zëvendësojë, se kështu thoshin, edhe dikur se mos na vdes udhëheqësi madh Enver Hoxha se s’ka kush do të na zëvendësojë. PD erdhi në nivelin e vitit 2013, për të fundosur në 2017 dhe për ta rikthyer aty ku ishte. Ka shumë rezultate që janë të njëjta, pra një tetëvjeçar i shkuar dëm për të ardhur në atë pikë, e kjo është arsye se kryetari duhet të hapë rrugë”, – tha Ristani.
Ai kërkoi që Basha të japë dorëheqjen nga posti, dhe jo të luajë me lojën “ngriva e shkriva” në vitin 2017.
Diskutime rreth kësaj post