Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, u shpreh se lideri nuk mund të jetë pronar, por një njeri me vizion dhe mbi të gjitha një njeri me ndenjën e përgjegjësisë.
Deklarata e Bregut:
“Çfarë e bën një njeri një lider të mirë?
E bën sakrifica dhe përgjegjësia sepse lidershipi dhe lideri është pak a shumë si prindi. Ti duhet të mendosh që në sukses je i fundit sepse suksesi i atribuohet grupit, skuadrës tënde, ndërsa në humbje përgjegjësia është e jotja. A ka dhe a duhet te mbajë përgjegjësi një udhëheqës, një lider apo një drejtues edhe në rastin kur nuk ka bërë ndonjë faj. Kjo është ajo c’ka e dallon liderin nga një shef apo një njeri që drejton një skuadër.
Lideri duhet të jetë një njëri që sakrifikon, duhet të mendojë i fundit për veten dhe të mendojë për të mirën e përgjithshme dhe misionin qe ka marrë përsipër për të kryer. Lideri duhet të jetë konfident sepse është e pamundur që të jesh një njeri qe nuk ke besim te vetja, nuk e njeh veten, nuk reflekton dhe të jesh një lideri mirë. Jo të gjithëve që iu dhurohet një shans për të drejtuar, përfundojnë në fundin e ciklit te tyre të lidershipit si lider të mirë. Sepse lideri i mirë duhet të ketë një funksion që mbase njerëzit e zakonshëm nuk e kanë.
Lideri i mirë duhet të ketë mundësinë e para të njohë veten, e dyta të pranojë që demokracia ka rregulla dhe të ketë një plan, një vizion dhe një strategji,” deklaroi Bregu në abc news.
Diskutime rreth kësaj post