Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se më 2 mars do të zhvillohet një protestë masive, për të rrëzuar qeverinë, të cilën e akuzon se po bën “grusht shteti”.
“Jemi në një përballje finale me puçistët, nuk ka temë tjetër më të rëndësishme në Shqipëri deri në momentin që do të zgjidhim këtë çështje”, ka thënë Meta duke iu referuar protestës.
Ndërsa është pyetur se nëse qytetarët më 2 mars i kërkojnë që të shpërndajë parlamentin, Meta përgjigjet se presidenti do të bëjë gjithçka që ata do t’i kërkojnë në bulevard para kryeministrisë.
“Unë jam i sigurt që do të jemi në një sintoni të plotë me qytetarët. E rëndësishme është nëse ata pranojnë apo nuk pranojmë më që një grup puçistësh të rrëmbejnë çdo të drejtë të tyre kushtetuese dhe njerëzore, të lirisë së tyre, të llogaridhënës në këtë vend para tyre që paguajnë taksat edhe që paguajnë borxhin që po shkon në stratosferë.
Dhe të jenë të sigurt se presidenti do të bëjë detyrën e tij në mënyrën më shembullore për rivendosjen e rendit kushtetues dhe do t’i kërkojë të gjithëve të bëjnë detyrën e tyre, të gjithë aktorëve të tjerë. Këtu nuk mund t’i shmangemi dot kësaj historie. Jemi në një përballje finale me puçistët, nuk ka temë tjetër më të rëndësishme në Shqipëri deri në momentin që do të zgjidhim këtë çështje”, ka deklaruar Meta i ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”.
Pjesë nga intervista:
Ilir Babaramo: Nëse qytetaret më datë 2 mars iu kërkojnë të shpërndani parlamentin, do ta bëni?
Ilir Meta: Unë jam i sigurt që do të jemi në një sintoni të plotë me qytetarët. E rëndësishme është nëse ata pranojnë apo nuk pranojmë më që një grup puçistësh të rrëmbejnë çdo të drejtë të tyre kushtetuese dhe njerëzore, të lirisë së tyre, të llogaridhënës në këtë vend para tyre që paguajnë taksat edhe që paguajnë borxhin që po shkon në stratosferë. Dhe të jenë të sigurt se presidenti do të bëjë detyrën e tij në mënyrën më shembullore për rivendosjen e rendit kushtetues dhe do t’i kërkojë të gjithëve të bëjnë detyrën e tyre, të gjithë aktorëve të tjerë. Këtu nuk mund t’i shmangemi dot kësaj historie. Jemi në një përballje finale me puçistët, nuk ka temë tjetër më të rëndësishme në Shqipëri deri në momentin që do të zgjidhim këtë çështje.
Ilir Babaramo: Dhe atë akt do ta bëni në atë moment, që atë ditë?
Ilir Meta: Çdo ditë do të ketë detaje të reja.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post