Komisioni hetimor parlamentar për veprimtarinë e Presidentit të Republikës Ilir Meta miratoi sot raportin e hetimit njëmujor.
Sipas këtij raporti, Presidenti Meta duhet shkarkuar nga detyra, sepse gjatë fushatës dhe ditën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit shkeli rëndë Kushtetutën me një deklaratash dhe veprimesh. Juristi Plarent Ndreca shprehet se do të miratonte shkarkimin e Presidentit dhe për këtë ka disa argumente.
Deklarata e Ndrecës:
“Nuk besoj se ka rast më të mirë, se sa ky rast, për të vendosur shkarkimin e Presidentit të Republikës. Jo vetëm për personi që është pas Presidentit, por dhe për të vënë një precedent institucional, konstitucional, shumë të rëndësishëm, për çdo President që do të jetë në atë detyrë nesër. Unë nuk di çfarë mund të bëjë më shumë Presidenti, se sa ka bërë Meta, për t’u konsideruar shkelje e rëndë e kushtetutës. Gjestet, veprimet, qasja publike që Presidenti ka bërë, janë mjaftueshëm për të marrë vendimin”, shprehet juristi.
Diskutime rreth kësaj post