Gjatë vizitës në Kosovë, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias u pyet për një temë delikate sikurse është ajo e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Greqia.
Teksa nuk i ka dhënë një përgjigje konkrete pyetjes, kryediplomati tha se puna e njohjes nuk është punë shprese, por e vendosjes së raporteve diplomatike të dy vendeve.
“Nuk është çështje shprese, por çështje e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve”, – ka thënë Dendias.
Ai tha gjithashtu se Greqia është e interesuar për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Diskutime rreth kësaj post