Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke folur për masat e marra për koronavirusin, tha se Shqipëria po bën kontroll të kufijve 24 orë në 7 ditë të javës.
Rumania ka mbyllur linjën me Italinë, a duhet ta mbyllim dhe ne këtë linjë?- e pyeti Eni Vasili.
Çdo vendim që do e marrim bashkë me Task Forcën në raport me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë- u shpreh Manastirliu në Open.
OBSH-ja kërkon transparencë, cili është vendi i vendosur për karantinën?- e pyeti Eni Vasili.
Ne jemi transparent. Nuk ka vend për të krijuar panik tek qytetarët. E kemi vendosur për vendin e karantinës. Ai mund të jetë strukturë spitalore ose jo. Çdo gjë do vijë me kohën- u përgjigj ministrja.
Diskutime rreth kësaj post