• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

A do mblidhet Kuvendi Kombëtar? Gjekmarkaj ngre dyshime: Sekreti i firmave ul seriozitetin e procesit

13 November, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka komentuar zhvillimet politike në Partinë Demokratike dhe përplasjet mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjekmarkaj tha se sot është e rëndësishme vetëm e ardhmja e Partisë Demokratike, pasi sipas tij ndodhet në krizë.

I ndalur tek mbledhja e firmave për Kuvendi Kombëtar, Gjekmarkaj u shpreh mosbesues për faktin se këto firma po mbahen sekret dhe kjo sipas tij ule seriozitetin e porcesit.

Më tej shtoi se nëse firmat nuk janë të falsifikuar, atëherë Kuvendi do të duhet të mblidhet.

Për Gjekmarkajn, kryedemokrati Basha nuk kishte zgjidhje tjetër për përjashtimin e Berishës.

“Sekreti i tyre për mua shtron shumë pikëpyetje dhe ul seriozitetin e procesit që ka ndërmarrë Berisha, i cili për momenti nuk ka as funksion është një individ i pezulluar nga grupi”, tha Gjekmarkaj, ndërsa shtoi: “Sot vërtet flitet për bashkim, por më shumë po shihet përçarje.”

Pjesë nga intervista:

Si e shihni daljen nga kriza dhe çfarë vendimi duhet të marrë Basha?

Gjekmarkaj: Basha mendoj nuk kishte shumë mundësi zgjedhje. Sot askush nuk jep një zgjidhje për problemin me SHBA dhe se si kjo peshë e rëndë që rëndon mbi supet e PD të hiqet.

Mendoni se firmat për Kuvendin janë mbledhur?

Gjekmarkaj: Nuk e di sa firma mund të jenë, ato duhet të ishin bërë publike. Në liri dhe pluralizëm nuk mund të kesh frikë ndaj askujt. Aty ka firma, nuk di sa firma ka apo nëse nuk janë false.

Nëse firmat janë a duhet të mblidhet Kuvendi?

Gjekmarkaj: Unë jam kundër një kongresi që perceptohet si konflikt ndaj SHBA, por nëse firmat janë atëherë ai duhet të mblidhet.

Përse mbahen sekret?

Gjekmarkaj: Dyshoj se mund të ketë parregullsi në to, do të kenë një tërësi firmash që në vetvete ndërlikojnë procesin.

Por nëse më shumë se gjysma e Kuvendit është pro Berishës, çfarë duhet bërë?

Gjekmarkaj: Kushtetuta e PD apo statusi i saj synon të mbaje rendin e gjërave, por përtej çështjes, kjo është më dialektike…Nëse duhet të jetë apo jo Berisha që të udhëheqë PD pas 30 vitesh. Besoj që Berisha është person i kalibrit të lartë , por kjo nuk më shmang të kem një gjykim për sjelljen e Berishës në këtë moment sepse tani është në një paradoks.

Paraardhëse

Ekziston një marrëveshje Basha-Rama për të shkatërruar PD? Paloka jep përgjigjen e prerë

Pasardhëse

“Njerëzit do të lindin në hapësirë!”, miliarderi i njohur tregon çfarë do ndodhë në shekujt që do të vijnë dhe bën parashikimin e bujshëm

Pasardhëse

“Njerëzit do të lindin në hapësirë!”, miliarderi i njohur tregon çfarë do ndodhë në shekujt që do të vijnë dhe bën parashikimin e bujshëm

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.