Presidenti Ilir Meta është pyetur në studion e emisionit “Tempora” nëse do të ketë një 2 mars tjetër. Sipas Kreut të Shtetit, ai ishte i gatshëm të evitonte 2 marsin nëse do të merrte garanci për të mos miratuar ligje anti-kushtetuese.
Sonila Meço: Kritikët tuaj thonë që edhe duhet ta kishit shmangur 2 marsin për shkak të COVID-19?
Ilir Meta: 2 marsin nuk e bëra unë, e bënë ata që donin të shkelnin kushtetutën, që ftuan Venecian dhe pastaj miratuan ligjin që praktikisht zhvlerësonte edhe gjithë vizitën e tyre që ata kërkuan. Unë kam qenë i hapur për të evitur 2 marsin edhe pasi e kam shpallur dhe kam kërkuar garanci që nuk do të miratohen ligji anti-kushtetuese, garanci që nuk është dhënë.
Diskutime rreth kësaj post