Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se nuk e aspiron postin e kryeministrit nëse opozita fiton zgjedhjet. Ajo tha se përpara se të flasim për karrige, duhet të nxjerrim popullin të votojë.
Pjesë nga intervista në News24
A është zoti Basha kandidat për kryeministër?
Zoti Basha e ka deklaruar shumë muaj pas meje. Unë e kam thënë shumë muaj para. S’kam shenjë kompleksi për sa i përket qeverise së ardhme. Ajo që është më rëndësi është që të bëjmë një referendum për shqiptarët. Sa i përket karrigeve, është populli ai që do të vendos. Përpara se të flasim për karrige, të nxjerrim popullin të votojë.
Ju nuk e aspironi?
Mendoj se çdo aspiratë e Monika Kryemadhit s’ka të bëjë me karriget e pushtetarve. Që kur kam qenë anëtare e Formimit Rinor, dhe deri sot, s’kam pasur asnjë post shtetëror. S’ka qenë ky qëllimi i Kryemadhit. Qëllimi është që rinia shqiptare ta gëzojë vendin.
Diskutime rreth kësaj post