Moderatorja e njohur e Top Channel Ori Nebiaj mbrëmjen e djeshme ka folur mbi angazhimin e saj politik, pasi renditet e 19-ta në listën e kandidatëve për deputet të PD-së në Qarkun e Tiranës.
E pyetur nëse a e sheh veten pjesë të kabinetit Basha-Kryemadhi në rast fitoreje më 25 prill duke marrë drejtimin e një ministrie, ajo tha se nuk ka pse të mos ta mendojë këtë gjë dhe nuk i përjashtoi mundësitë.
Ori Nebiaj tha se ministria që do të kishte nevojë për të është ministria e Turizmit.
“Kam një përgjigje të sinqertë për këtë. E para unë besoj që PD do dalë shumë mirë në këto zgjedhje kështu që është për t’u parë deri në fund, pas 25-sës, edhe fitorja do jetë e thellë. E dyta, s’kam pse mos ta mendoj veten time si një individ që angazhohet për të marrë përsipër një ministri, duke qenë se tani angazhohem për të qenë në Kuvend dhe për të qenë ligjvënëse. Ministria që mendoj se do kishte nevojë për mua dhe e di që do të mund të bëja shumë punë, tani, që nesër, është ministria e Turizmit. Por më beso që edhe nëse kjo nuk ndodh nuk më zmbraps hiç në punën time”, – tha Nebiaj në PolitikOn.
Diskutime rreth kësaj post