Avokatja e Popullit Erinda Ballanca shprehet se presidenti Meta nuk mund ta shpërndajë parlamentin. Sipas saj presidenti dhe parlamenti duhet të ketë një bashkëpunim më luajal.
“Unë mendoj se nuk është diçka që do të ndodhë ndonjëherë. Është një çështje që edhe ai është i bindur, pasi duhet të kishte një arsye shumë të fortë, të përcaktuar në kushtetutë. Unë dua shumë që marrëdhënia mes presidenti dhe kuvendit të kthehet në një bashkëpunim luajal.
Presidenti të ushtrojë roli e balancës dhe unitetin kombëtar, dhe kuvendit të kuptojë që kur ka arsye për mosmiratimin e një ligji nga presidenti, edhe Kuvendi të argumentojë shkaqet për të cilat nuk i pranojnë qëndrimet e presidentit.
Lidhur me vakancat e krijuar në institucionet e reja të drejtësisë, për shkak të shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Avokatja e Popullit tha se parlamenti duhet të shtojë komisionet e vetimit për të përshpejtuar procesin”, tha ajo për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post