Dita sot pati mot kryesisht me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare me këto të fundit të cilat pritet të vijnë në dendësim deri edhe të dendura kryesisht në orët e mbrëmjes.
Vlen për tu theksuar se vendi mbetet ende nën efektin e masave ajrore të acarta me temperaturat të cilat në mëngjes shënuan -13°C në zonat malore deri dhe -4°C në ato bregdetare.
Edhe temperaturat në vlerat maksimale nuk i kaluan vlerat negative në zonat malore ndërsa vlera më e lartë u shënua në qytetet bregdetare me 10°C.
Shërbimi Meteorologjik parashikon se ditën e nesërme pritet përkeqësim i stituatës meteorologjike. Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura të cilat në zonat e ulëta dhe bregdetare do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Në të gjitha lartësitë kodrinore dhe malore të vendit (mbi 300-600 metër) reshjet do të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët. Reshje të dendura të dëborës pritet të ketë në malësitë e qarqeve si Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan dhe Gjirokastër.
Nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të dobëta të dëborës edhe në qytetet e qarqeve të sipërpërmendura. Për shkak të masave ajrore relativisht më të ngrohta nesër pritet nje rritje e temperaturave në vlerat minimale por jo në ato maksimale për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.
Më konkretisht:
Zonat malore -6°C deri në -1°C
Zonat e ulëta -2 deri në 7°C
Zonat bregdetare 3°C deri në 10°C
Diskutime rreth kësaj post