Nuk ka një plan që e bën maskën të detyrueshme në Shqipëri, por disa biznese duke ndjekur edhe protokollin e qeverisë nuk lejojnë klientët të futen në ambientet e tyre pa maskë dhe doreza.
Për Shefen e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino maska duhet të vendoset si kusht me detyrim, kryesisht për njerëzit që grumbullohen në markete, apo në mjedise me më shumë se dy persona.
E pyetur nga Ilva Tare nëse maskat në publik do të bëhen me detyrim, Silva Bino u përgjigj:
Po te jetë për mua mendoj të jetë maska me detyrim. Në mjedise të grumbulluara, në markete apo mjedise me mbledhje, ku qëndrojnë më shumë se dy persona afër.
Bino shtoi se duhet të ruajmë distancën hgjienën kudo.
“Do hapen ndoshta restorantet, dhe zyrat, dhe transporti do hapet, mund të jetë një revolucion sa përket higjienës dhe do ndryshojë jetën. Mos të ketë përqafime, shtrëngime duarsh, Kjo sëmundje kërkon që të jemi afër shpirtërisht por të kemi distancë fizike.” – tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post