• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Vojo Kushi qesëndis Ramën dhe Bashën

11 October, 2017
në Opinion
0
154
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Ben Andoni

Plot 75 vjet më parë në një nga rrugicat e Tiranës vdiq një nga themeluesit e Qarkut komunist të Tiranës. Vojo Kushi, i rrethuar nga fashistët italianë do të vdiste në mënyrë heroike, bashkë me shokët e tij Xhoxhi Martini dhe Sadik Stavaleci. Një dëshmitar okular i atyre ditëve, Sali Shijaku, asokohe 10-vjeçar, e ka përshkruar në mënyrën më artistike të mundshme vdekjen e tij, duke e përjetësuar shumë më tepër sesa çdo kujtim. Për të nuk pati dje asnjë aktivitet ose më mirë u kujtuan shumë pak. I etiketuar si komunist, pavarësisht idealit të tij, mënyrës sesi vdiq dhe faktit që nuk ishte pjesë e katrahurës që ndodhi në Shqipëri pas vitit 1944 dhe akoma më shumë pas viteve ’90, ai mbart mbi vete si gjithë syreshët si ai jo vetëm komunistë, anatemën e atyre që luftuan për Shqipërinë.

Mungesa e idealit në vend, zbehja e parimit bazë se sakrifica para atdheut është sublime, e rendja e turpshme për pikë populiste e ktheu dhe aktivitetin e ekzekutimit të opozitarëve në parlament në një përplasje verbale të politikanëve. Edhe më 10 tetor, në ditën përkujtimore u shpërndanë akuza dhe kundërakuza, porse politikanë asfare se gjetën momentin të afroheshin, ashtu si bëjnë në raste kur duhet të vendosin për sinorët e tyre në politikë.

Dhe, s’është më çudi kjo, ashtu si nuk përbën më asnjë habi sesi dy partitë e mëdha shqiptare, drejtuar prej Edi Ramës dhe Sali Berisha/Lulzim Bashës e gjejnë fjalën për gjithçka që lidhet me zgjatjen e pushtetit të tyre. E gjetën më 2008, e gjetën më 2017 dhe do e gjejnë sërish në të ardhmen, por është çudi sesi nuk kuptohen që para imazhit të heronjve sublimë të ulin kokën. E kjo e përsërisim nuk ndodhi për shkak të kinse mërive qesharake, që në fakt janë thjesht një përpjekje për t’i përdhosur heronjtë dhe modelet kombëtare.

Askush nuk e merr dot me mënd sesi do të silleshin deputetët e ekzekutuar nëse Shqipëria do ta lejonte opozitarizmin, ashtu si askush nuk e di sesi do të sillej Vojo Kushi me pushtetin komunist nëse do ishte gjallë. Por, një gjë dihet saktë se deri në ditë-vdekjen e tyre, ata treguan dinjitet dhe u munduan të ndezin një dritë në qerthullin tonë të errët. Kurse ne jemi sjellë sërish si paganë duke e shfrytëzuar ditën e tyre për të nxjerrë në pah vrundujt e komplekseve tona ndaj atyre që sakrifikuan. Dhe, kujtimit të deputetëve të ndjerë por edhe Vojo Kushit, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të sodisë dhe të qesëndisë, këta politikanë që këtij vendi i kanë marrë gjithçka duke i dhënë në kthim vuajtje, ikje nga Shqipëria dhe bjerrje morale të pafund.

Paraardhëse

Shkaqet e gropës një miliardëshe të Shqipërisë

Pasardhëse

“Shokon” aktorja seksi: Ja çfarë kam vjedhur në Shtëpinë e Bardhë

Pasardhëse

“Shokon” aktorja seksi: Ja çfarë kam vjedhur në Shtëpinë e Bardhë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.