Një person mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së hënës rreth orës 19:30 në lagjen nr. 13 të qytetit të Durrësit në afërsi të plazhit. Lapsi.al mësoi se i plagosuri me iniciale H.K. është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas të njëjtave burime i plagosuri është i moshës 42 vjeç. Ai u qëllua me pistoletë në ambientet e një lokali ku ishte ulur pranë “Rrotës së kuqe”. Dyshohet se shkak për konfliktin të jetë bërë një borxh i pashlyer i autorit kundrejt të plagosurit. Forca policie shkuan në vendin e ngjarjes. Burime nga blutë e Durrësit thanë se e kanë identifikuar autorin dhe se po punojnë për kapjen e tij.
Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!
Babai i 19-vjeçares që u gjet e pajetë në Kefaloni të Greqisë, foli sonte për mediat greke dhe tha se...






Diskutime rreth kësaj post