• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ngjarja në Elbasan, Çako: Rezultat i një konflikti historik

4 February, 2016
në Aktualitet
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Policia ka bërë dhe po punon më shumë se çfarë ajo mund të bënte, tha Kreu i Policisë së Shtetit, referuar ngjarjes së të enjtes mbrëma në Elbasan, ku u vranë tre persona dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur.

Duke pranuar se ngjarja është tejet e rëndë, Kryepolici Çako tha se policia është duke u angazhuar me të gjitha kapacitet e saj për të zbardhur krimin dhe për të vendosur autorët përpara drejtësisë.

Në një lidhje telefonike me News 24, Kryepolici Çako sqaroi se policia ka përgjegjësit e saj dhe po analizohet e gjithë dinamika e ngjarjes së mbrëmshme.12688303_547142782115974_2996653744097779875_n

“Ngjarja është shumë e rëndë. Policia po punon me të gjithë kapacitetin e saj. Efektivët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, janë ngritur grupet e patrullimit në kohë rekord për kapjen e autorëve dhe përgjatë gjithë natës kanë vijuar kontrollet”, tha Çako.

Ai nënvizoi se krimi i trefishtë i mbrëmjes së djeshme është rezultat i një konflikti historik. “Shkak për këtë ngjarje është bërë një konflikt i hershëm. Sot, ndodhemi në një pamundësi reale për të deklaruar emrat e disa autorëve të një sërë ngjarjeve të mëparshme.

12642668_547142775449308_7569900523664617593_nNe marrim përgjegjësit tona. Por më lejoni t’ju them se policia është duke bërë një analizë të plotë të ngjarjes dhe dinamikës së saj. Çdo hap i yni në hetime është në mirëkuptim të plotë me prokurorinë, në këtë rast të Elbasanit”, tha Çako, duke përfunduar lidhjen e tij telefonike.

Ngjarja:

Më herë,  sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Policia e Shtetit kërkoi bashkëpunimin e komunitetit për të bërë të mundur zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj ngjarje të rëndë kriminale.

Policia e Shtetit vë në dispozicion 3.000.000 ( tre milione ) lekë për çdo informacion të vlefshëm që çon në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Sigurojmë anonimatin për çdo shtetas që do japë info të saktë në numrat e celular: 0694100353 dhe ne numrin pa pagesë 129, thekson Policia.12647187_547142778782641_2208215827119533926_n

Sipas policisë, deri tani janë shoqëruar për verifikim 46 shtetas. Ndërkohë, grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes 2 armë zjarri automatik, që dyshohet se i kanë lënë në vendngjarje autorët e krimit, dy krehër pa fishekë dhe një krehër me 26 fishekë si dhe 65 gëzhoja. Nga ngjarja kanë humbur jetën: Agron Capja, Ardit Sinakoli, Eno Bedalli dhe janë plagosur tetë të tjerë, sipas policisë.

Paraardhëse

Horoskopi ditor, e premte 5 shkurt 2016

Pasardhëse

Byroja e Hetimit, fillimisht pjesë e strukturave policore

Pasardhëse

Byroja e Hetimit, fillimisht pjesë e strukturave policore

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.