Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në aksin Bulqizë-Krastë, ku drejtuesi i një automjeti ka humbur jetën.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45. Drejtuesi i automjetit, Arbër Barhami, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili ka dalë nga rruga.
Në lidhje me ngjarjen, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Policia bëri të ditur:
“Bulqizë/Informacion paraprak. Rreth orës 11:45, në aksin rrugor Bulqizë-Krastë, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga.
Si pasojë, shtetasi A. B. ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”







Diskutime rreth kësaj post