Podujevë: I riu dyshohet se shkoi me armë te shtëpia ku ishte vendosur flamuri serb
Një zhvillim i ri është raportuar lidhur me rastin e shtëpisë në qendër të Podujevës, në dritaren e së cilës ishte parë një flamur serb.
Sipas burimeve të Sinjalit, pas mesnatës, **Korab Hasani** dyshohet se ka shkuar pranë kësaj shtëpie i armatosur.
Sipas të njëjtave burime, Policia ka ndërhyrë në vendngjarje, ndërsa i riu dyshohet se është kapur teksa tentonte të dëmtonte dritaret e banesës për të hyrë brenda.
Gjatë kontrollit, sipas burimeve të cituara nga Sinjali, Policia dyshohet se ka gjetur dhe sekuestruar një armë.
Pas ndërhyrjes policore, personi është shoqëruar në stacionin e Policisë për procedurat e mëtejshme.
Për rastin është kërkuar edhe një konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës. Deri në publikimin e këtij informacioni, përgjigjja zyrtare lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe veprimet policore nuk është bërë e ditur.
**Çdo përgjegjësi penale do të përcaktohet nga organet kompetente, në përputhje me procedurat ligjore.**







Diskutime rreth kësaj post