• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Edi Rama i hap tuneli e Llogarasë Samir Manes në kohë rekord, tuneli Murrizit ende “errësirë”

17 November, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
481
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Është dashur vetëm një vit që tuneli i Llogarasë të hapet dhe në të të nisi asfaltimi. I gjatë afro 6 km, tuneli nis nga Ura e Shën Elizës dhe përfundon te Ura e Palasës, duke kaluar përmes Qafës së Llogarasë. Ky ëshët një nga projektet më të debatuara, për shkak të mungesës së konsultimit publik si dhe për shërbimin që pritet t‘i ofrojë realisht shqiptarëve. Fillimisht ndërtimi iu dha me tender kompanisë që kërkoi më shumë para, në garën e hapur nga Ministria e Infrastrukturës. Një bashkim i dy kompanive turke, përfituan 170 milion dollarë për këtë projekt, teksa më herët u shpenzuan 7.5 milionë euro për studimin e fizibilitetit.

Më shumë se shqiptarëve të varfër, ky tunel do t‘i shërbejë biznesmenit Samir Manes, për të dërguar në fshatin e tij turistik sa më shumë turistë. Në fund të majës së Llogarasë, pranë Urës së Palasës aty ku do të dali edhe tuneli, Mane ka ndërtuar tashmë prej vitesh një seri vilash private. Fshati nuk quhet më Palasë, por Fshati i Manes, pasi vilat po zgjerohen përgjatë vijës brendetare. Një infrastrukturë e tillë i nevojitej mikut të Edi Ramës, i cili udhëroi përfundmimin e këtij ndërtimi në kohë rekord.

Po pse e quajmë në kohë rekord? Një tunel me gjatësi 6 km i gjatë dhe një shkallë vështirësie të lartë u hap për 365 ditë, ndërkohë që tuneli i Murrizit është ende një mit për shqiptarët. Punimet për Rrugën e Arbrit kanë të paktën 5 vite që kanë nisur zyrtarisht dhe pritet që të zgjasin të paktën edhe 2 vite të tjera. Ndonëse Rama premtoi se ky segment do të hapej në vitin 2021, kryeministri nxitoi të bëjë fushatë elektorale me daulle ende pa u bërë as gjysma e punimeve. Tuneli i Murrizit, vetëm 3.8 km i gjatë, ka marrë miliona euro shtesë dhe drita në fundin e tij nuk po shihet ende.

Qartazi, Ramës nuk i intereson që shqiptarët po djegin makinat në segmentin provizor të Rrugës së Arbrit. Me interes për të është kënaqja e oreksit për biznesmenët që e ndihmojnë në kohë fushate me financime. Përveç Samir Manes, Rama i ka premtuar dhe Artan Dulakut se do t‘i ndërtojë një rrugë nga Rinasi e drejt për te vilat dhe hotelet e tij luksoze në Gjirin e Llalzit. Ndërkohë që Shqipëria renditet e fundit në Europë për ndihmën që u jep pensionistëve dhe kategorime me status social.

Paraardhëse

E veshur kuq e zi, kush është 21-vjeçarja shqiptare që mahniti publikun në Miss Grand International

Pasardhëse

Zbulohen detaje të rënda nga hetimet e policisë: Djegia e 2-vjeçares me cigare, familja e mbajti në shtëpi pa mjekim rreth 1 javë

Pasardhëse

Zbulohen detaje të rënda nga hetimet e policisë: Djegia e 2-vjeçares me cigare, familja e mbajti në shtëpi pa mjekim rreth 1 javë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.