• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

A është SPAK një element stresues mbi qeverisjen tuaj? Ja si përgjigjet Rama

22 September, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
59
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

SPAK është një element i mirëseardhur në jetën politike dhe një arsye më shumë për të bërë mirë. Kështu theksoi kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Sokol Balla në emisionin ‘Real Story’ nëse Struktura e Posaçme është një ‘element stresues’ në qeverisjen e tij.

Pjesë nga intervista:

Keni të drejtë, kur thoni drejtësia po bën punën e vet, po e bën punën e saj. Shtatorin e kthyet në një moment stresi, ose ju e stresuat sërish partinë tuaj, edhe pse ajo vijon të fitojë zgjedhjet, ndërkohë ju e stresoni partinë, ndryshoni strukturën, ndryshoni gjysmën e qeverisë.

Nëse partia nuk vetëstresohet. nuk jam unë që e bëj, është mënyra si ne e jetojmë PS që është kështu. Se nëse nuk e fusim veten në stres nëse nuk e kemi partinë në stres, në alert për bërë më mirë e më mirë, vjen momenti që të stresojnë të tjerët, por kur vjen ai moment, aty ke marrë fund pastaj. Është tepër vonë. Ndaj unë mendoj se të gjitha këto janë pjesë e një mënyre të jetuari në PS, ne nuk kemi opozitë, kundërshtarë që mund të na sfidojnë, i vetmi kundërshtar i yni, është vetvetja dhe në rast se nuk e vëmë në dispozicion të vetë ndryshimit, por e lemë vetveten në rehatinë e vetëpëlqimit dhe të mjaftueshmërisë.

Kur thoni vetëndryshim përfshin edhe vetëpastrimin?

Padiskutim.

Në vendimet tuaja ka ndikuar fakti apo informacionet që mund të keni për atë që pritet që mund t’i ndodh ish ministrave. A është SPAK një element stresues mbi qeverisjen tuaj?

Jo, SPAK është një element i mirëseardhur në jetën politike, dhe është një element i mirëseardhur edhe në mënyrën tonë të të jetuarit të përditshëm të qeverisjes sepse është një sy që në mënyrë të pavarur dhe i pandikuar ndjek veprimtarinë tonë qeverisëse në të mirën e publikut, kështu që është një arsye më shumë për të bërë më mirë.

Paraardhëse

Ja si Sali Berisha pritet të marrë me vete në “listën e zezë” Ilir Metën, Gazment Bardhin dhe 26 deputetë të tjerë, zbardhen prapaskenat e bujshme nga mesazhi i SHBA

Pasardhëse

“Çfarë ka ndodhur me ty”, ndryshimi i Arjan Konomit shokon rrjetin

Pasardhëse

“Çfarë ka ndodhur me ty”, ndryshimi i Arjan Konomit shokon rrjetin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.